-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Gati të firmos datën nëse serbët duan zgjedhje në veri

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur pro zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të vendit. Në një intervistë për Reuters, Osmani u shpreh se Kosova mund t’i shpallë zgjedhjet e reja, nëse 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion me këtë kërkesë.

Sipas Osmanit, peticioni është “mënyra më demokratike” për shpallje të zgjedhjeve. “Në këtë mënyrë, mendoj që garantojmë pjesëmarrjen e serbëve, sepse kërkesa do të duhej të vinte prej tyre, prej qytetarëve”.

Por, para shpalljes së zgjedhjeve, Osmani tha Kosovës i nevojitet garanci nga ndërkombëtarët se Beogradi s’do të ndërhyjë.

“Vuçiç, në shumicën e takimeve të tij është goxha burrë dramatik. Prandaj, ai, natyrisht se ka tentuar të krijojë drama sërish, mirëpo nuk ka ofruar ide që mund të kontribuojnë në paqe dhe stabilitet në rajon.

Ai dëshiron të pretendojë se po bën koncesione të mëdha, që ai është nën presion të madhe, që po vuan, që është në rrezik, e gjëra të ngjashme. Mirëpo diçka e tillë nuk duhet të tolerohet pas moshës katërvjeçare” tha Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit