-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fluturojnë biletat vajtje-ardhje të avionëve në gusht nga Rinasi, më e lira 150 euro, arrijnë deri në 450 euro

Kryesoret

Shtetasve shqiptarë, por sidomos emigrantëve, do t’u kushtojë shumë shtrenjtë udhëtimi me avion në muajin gusht, duke rrezikuar të dekurajojë ardhjen e shumë emigrantëve pranë të afërmeve. Çmimet e biletave përmes Aeroportit të Rinasit, që këtë vit janë shtrenjtuar ndjeshëm që në muajt e parë të vitit, në gusht kanë kërcyer edhe më tej.

Sidomos për emigrantët, tarifat janë shumë të pafavorshme, pasi udhëtimi drejt Rinasit është shumë i shtrenjtë në fillim të muajit gusht (kur vijnë pjesa më e madhe e tyre) dhe largimi nga Tirana kushton edhe më shumë në fund të muajit, duke qenë mesatarisht mbi 200 euro vetëm një drejtim.

Edhe nëse e gjen një biletë më pak se 100 euro në një drejtim, kryesisht me Italinë që i ka çmimet më të lira, kthimi është gjithnjë shumë më i shtrenjtë, mbi 100 apo 200 euro, duke bërë që bileta vajtje-ardhje të kushtojë mesatarisht mbi 150 euro, duke arritur dhe në 455 euro në destinacione turistike si Spanja.

Gushti gjithnjë ka pasur çmime të larta të avionëve për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve nga emigrantët e turistët, por vitet e fundit biletat ishin ulur, pas hyrjes në treg të kompanive low cost, kryesisht Wizz Air, teksa në 2023 ato kanë kërcyer sërish, duke arritur rekorde të reja.

SHKRIMI I PLOTË NË MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit