-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Familjet shqiptare rritën borxhet e energjisë për herë të parë që nga pandemia

Kryesoret

Situata financiare e familjeve shqiptare duket se është përkeqësuar gjatë 4-mujorit të parë të vitit reflektuar kjo me një rritje të detyrimeve të prapambetura që këto të fundit kanë ndaj kompanive të energjisë.

Të dhënat zyrtare të sektorit publikuar nga Enti Rregullator i Energjisë nënvizojnë se borxhet e kësaj kategorie u rritën me rreth 1 milionë euro në raport me fundin e vitit të shkuar. Konkretisht detyrimi në fund të vitit 2022 ishte 45.2 miliardë lekë ndërkohë që në fund të prillit rezultoi 45.3 miliardë lekë (rreth 400 mln euro).

Kategoria e familjarëve është ajo që ka një tendencë të rregullt paguese dhe zvogëlimi të borxhit ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike edhe pse në fakt është edhe mbajtësja më e madhe e këtij borxhi nga të katër kategoritë e renditura. Për herë të fundit familjarët rritën detyrimet e energjisë gjatë vitit 2020 viti kur shpërtheu pandemia e COVID-19 e cila paralizoi jetën e të gjithëve globalisht duke sjellë pasoja të shumta përfshirë ato financiare edhe në familjet shqiptare.

Një tjetër kategori që ka rritur borxhet është ajo e institucioneve jobuxhetore dhe që janë ndërmarrje të tilla si ujësjellësit, spitalet, ndërmarrjet e ndriçimit. Në këtë grup borxhi nga 18.18 miliardë lekë që ishte në fund të dhjetorit ka kapur vlerën 18.56 miliardë lekë me një rritje 2.5 për qind.

SHKRIMI I PLOTË NË MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit