-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryesia e PD merr vendimin, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri!

Kryesoret

Pas një mbledhjeje që zgjati deri në orët e vona, kryesia e PD-së mori vendimin për hapjen e garës për kryetar dhe mbajtjen e zgjedhjeve më 29 Korrik.

Deklarata e Partisë Demokratike:

PËR ORGANIZMIN E PROCESIT ZGJEDHOR PËR KRYETAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Në mbështetje të pikës 6, të nenit 10, neneve 24,25,45, 46 dhe 53 të Statutit të PDSH-së, duke vlerësuar situatën e vështirë që kemi kaluar, situatën aktuale të strukturave të partisë dhe vakancat e krijuara ne disa nivele duke filluar nga Kryetari i PDSH e deri në bazë, bazuar në kërkesën e Kolegjit të Kryetarëve për nevojën emergjente për zhvillimin menjëherë të zgjedhjeve për Kryetarin e PDSH si dhe riorganizmit të plotë të partisë, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 6 Qershor 2023,

10 orë tensione e debate, hapet gara për kreun e PD! Bardhi e deputetët braktisin mbledhjen, ofendohen nga militantët e Bashës

VENDOSI:

Fillimin e menjëhershëm të procesit të evidentimit të anëtarësisë, dhe organizimit të zgjedhjeve për kryetar të PDSH.

  1. Në çdo degë të PD brenda datës 15 korrik kryhet procesi i plotë i evidentimit të anëtarëve me të drejtë vote sipas përcaktimeve të nenit 25 të statutit.
  2. Kryetari i degës ngre grupin e punës të degës i cili ka për detyrë të kryejë evidentimin e antarëve me të drejtë vote;
  3. Grupi i punës në degë bën evidentimin e antarësisë dhe strukturave në detyrë brenda datës 13 korrik;
  4. Lista e përpiluar sipas formatit në aneksin 2 depozitohet pranë sekretariatit të PDSH.

Komisioni Zgjedhor përpilon listën kombëtare të antarësisë me të drejtë vote sipas  përcaktimeve të nenit 25.

  1. Organizimi i procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH:
  1. Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë;
  2. Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023;
  3. Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023;
  4. Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.
  1. Kryesia e PDSH brenda datës 12 qershor 2023, cakton grupet e punës në nivel qarku që në bashkëpunim me deget mbikqyrin procesin e evidentimit te antarwsisw;
  2. Kuvendi i jashtzakonshëm statutor zhvillohet brenda muaji shtator 2023;
  3. Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati dhe Komisioni Zgjedhor për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit