-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

10 orë tensione e debate, hapet gara për kreun e PD! Bardhi e deputetët braktisin mbledhjen, ofendohen nga militantët e Bashës

Kryesoret

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur me 6 qershor 2023, Kryesia vendosi hapjen e procesit zgjedhor dhe mbajtjen e zgjedhjeve për për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023. Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime.

Deputetet që janë njëkohësisht anëtarë të kryesisë kërkuan shtyrjen e garës, ndërsa anëtarët e tjerë të kryesisë u kërkuan këtyre të fundit llogari edhe pse nuk kanë qenë shumë aktiv në fushatë, kryesisht atë të Tiranës. Orët e fundit të mbledhjes u shoqëruan edhe me tensione dhe tone të larta.

Teksa anëtarët e kryesisë mbanin diskutimet e fundit, një grup militantësh të PD (mbështetës të Lulzim Bashës) u mblodhën jashtë, duke kërkuar vendim.

6 orë dhe debati vazhdon! Fati i zgjedhjeve në PD vendoset pas mesnatës

Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja më parë se të tjerët, rreth orës 1 të mesnatës. Gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë share dhe ofenduar nga militantët.

Vendimi i Kryesisë së PD-së

PËR ORGANIZMIN E PROCESIT ZGJEDHOR PËR KRYETAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Në mbështetje të pikës 6, të nenit 10, neneve 24,25,45, 46 dhe 53 të Statutit të PDSH-së, duke vlerësuar situatën e vështirë që kemi kaluar, situatën aktuale të strukturave të partisë dhe vakancat e krijuara ne disa nivele duke filluar nga Kryetari i PDSH e deri në bazë, bazuar në kërkesën e Kolegjit të Kryetarëve për nevojën emergjente për zhvillimin menjëherë të zgjedhjeve për Kryetarin e PDSH si dhe riorganizmit të plotë të partisë, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 6 Qershor 2023

Jorida Tabaku: Refuzoj propozimin për të drejtuar PD-në

VENDOSI:

Fillimin e menjëhershëm të procesit të evidentimit të antarësisë, dhe organizimit të zgjedhjeve për kryetar të PDSH.

1.      Në çdo degë të PD brenda datës 15 korrik kryhet procesi i plotë i evidentimit të antarëve me të drejtë vote sipas përcaktimeve të nenit 25 të statutit.

a.      Kryetari i degës ngre grupin e punës të degës i cili ka për detyrë të kryejë evidentimin e antarëve me të drejtë vote;

b.     Grupi i punës në degë bën evidentimin e antarësisë dhe strukturave në detyrë brenda datës 13 korrik.

c.      Lista e përpiluar sipas formatit në aneksin 2 depozitohet pranë sekretariatit të PDSH.

Komisioni Zgjedhor përpilon listën kombëtare të antarësisë me të drejtë vote sipas  përcaktimeve të nenit 25.

2.      Organizimi i procesit për zgjedhjen e kryetarit të PDSH:

a.      Procesi zgjedhor drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë;

b.     Pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023;

c.      Fushata zgjedhore zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023;

d.     Zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023.

3.      Kryesia e PDSH brenda datës 12 qershor 2023, cakton grupet e punës në nivel qarku që në bashkëpunim me deget mbikqyrin procesin e evidentimit te antarësisë;

4.      Kuvendi i jashtzakonshëm statutor zhvillohet brenda muaji shtator 2023;

5.      Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati dhe Komisioni Zgjedhor për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit