-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Basha langaraq me Ramën, gangster me demokratët që e mbështesin!

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar ashpër kundër Lulzim Bashës, mbështetësit e të cilit kërcënuan deputetët demokratë.

“Siç e kam paralajmëruar prej më shumë se një viti LB nuk është larguar asnjë ditë, ka përdorur truke për tu zvarritur pavaresisht se nuk ka as mbështetje, as elektorat dhe as parti! E vetmja risi nga e djeshmja ishin pamjet e dhunshme!

Pamjet  me dhunë verbale, presion, shantazh dhe fyerje ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe por që e kanë mbështetur maksimalisht LB tregojnē katandisjen e një njeriu qē u mbështet si shpresa e PD dhe përfundoi në fatkeqësinë e demokratëve!

Dhuna e insipruar nga LB ndaj demokratëve bëhet dhe më e rëndë kur mendon që për 10 vite me radhë sjellja ndaj Ramës dhe bandave të tij ka qënë prej të përuluri si langaraq!

Sjellja prej despoti, tentativa për pronësinë e kolibes, dhuna, gjuha dhe veprimet  bien ndesh me vlerat perëndimore dhe euroatlantike, përfaqësojnë hiç më pak se putinizimin e kulturës politike!

Demokratët duhet të ndahen me forcë nga kjo sjellje që po vazhdon të dëmtojë shpresat e demokratëve dhe të shoqërisë” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit