-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Transport emigrantësh kundrejt pagesës, arrestohen në Memaliaj dy kosovarët

Kryesoret

Dy shtetas nga Kosova, 19 dhe 34 vjeç janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 61”. Të dy ata u kapën në flagrancë në aksin Jorgucat-Tepelenë, në vendin e quajtur “Votuca”, pasi nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Shërbimet e Policisë kanë ndjekur dhe më pas e kanë ndaluar në afërsi të Memaliajt, automjetin me të cilin po transportonin kundrejt pagesës 500 euro për person, 3 emigrantë nga vendet MENA, në drejtim të Shkodrës, ku ata synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe ata të Komisariatit të Policisë Tepelenë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 aparate celulare dhe një shumë parash.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit