-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drafti për Asociacionin/ Rama: E kam zgjidhjen gati, vetëmenaxhim për serbët në veri

Kryesoret

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama njoftoi sot se ka hartuar një draft për Asociacionin për katër komunat serbe në Kosov%.

Drafti, që Rama tha se është shkruar nga ajka e mendimit botëror, propozon vetëmenaxhim për serbët në veri.

Drafti për Asociacionin! Rama: E bëra me një ekip “top”! Kurtin po e fajëson bota

“Ata nuk janë ndërkombëtarë, por të zotët e shtëpisë në Kosovë. Ata e krijuan. Dhe sa kohë nuk është plotësisht e njohur, ata ndërkombëtarët janë limfa vitale e asaj shtëpie. Nëse i kthejnë shpinën, ajo shtëpi futet në ditët e veta më të zeza.

Është e pamundur t’i nxjerrë ndërkombëtarët nga ajo shtëpi me shkelma. Nëse trupat e huaja do të marrin në dorë veriun, çështja do të kthehet në tryezë, kushedi pas sa vitesh. Vetëmenaxhim pa vendosur në pikëpyetje autoritetin e Kosovës.

LIVE-Rama: Kam propozuar një draft për Asociacionin në Kosovë

Që u jep mundësi të bëjnë atë që duan për arsimin dhe shëndetësinë dhe patjetër që gjen miratimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Të tjerat mund ta çojnë Kosovën pas në kohën e bronzit.

Kush e do zgjidhjen gati, ta marrë dhe ta aplikojë draftin, që është shkruar nga ajka e mendimit në botë. Drafti është neutral. Është bërë për Kosovën. Kosova është mbi të gjitha dhe çdo gjë” tha ai.

Drafti për Asociacionin! Rama: Veriu mund të kalojë në menaxhim të trupave ushtarake

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit