Shqipëria futet në “lojë” për të zgjidhur krizën në Kosovë. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka hartuar me ekspertë amerikanë dhe europianë një draft për Asociacionin në Kosovë dhe ia ka dërguar Presidentit francez dhe kancelarit gjerman. Kreu i ekzekutivit tha se Kosova po tkurret në sytë e aleatëve.
“Uroj që Kosova të mos sanksionohet. Bindja ime është që asnjë nga palët nuk e do Asociacionin dhe e do ta shtyjë në pafundësi për të mbajtur hapur krizën. Dje i kam përcjellë Macronit dhe Sholzit, një draft të Asociacionit, kam vendosur në dijeni edhe presidentin e KE dhe palën amerikane.
Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit të lartë amerikan dhe europian, prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë. Dokumenti është konfidencial.
Nuk pretendon që të jetë zgjidhja ideale, por një dokumentet i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës, bazuar te rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Jam i shqetësuar për tonet ultimative të aleatëve” tha Edi Rama.
You must log in to post a comment.