-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Ti Sali PS-së do të vazhdosh t’ja hash gjithmonë! Noka: Përjashtojeni

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka hedhur akuza të rënda ndaj Sali Berishës për vrasjen e protestuesve në 21 Janarin e 2011 duke i thënë se nuk guxon të shkojë në SPAK.

Më tej, Balla i tha Berishës, “ti Sali kësaj pjese (shumicës socialiste) do të vazhdosh t’ja hash gjithmonë, nuk ke prap*nicë të shkosh para prokurorëve”

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka kërkuar nga Lindita Nikolla përjashtimin nga seanca parlamentare të deputetit të PS Taulant Balla, pas deklaratave që ky i fundit bëri në adresë të Sali Berishës.

“Ju jeni edhe deputete e Kuvendit, jeni edhe një zonjë, jeni edhe një nënë, tashmë jeni bërë edhe gjyshe, nuk besoj që jeni shurdh.

Të paktën kështu kam informacion. Fjala e përdorur nga parafolësi është një zhargon i vulgut ordiner të rrugës, nuk është fjalë që mund të përdoret në këtë kuvend. Ndërhyni dhe merrni masa.

Kërkoj të përjashtohet urgjentisht si halabak ordiner parafolësi. Gjuha e rrugës nuk mund të jetë gjuhë që të prevalojë këtu në Parlament”, u shpreh Flamur Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit