-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del VIDEO e vrasjes së “BATA-s” në Sokolaç, u ekzekutua në mes të rrugës

Kryesoret

Miroslav Milinkoviç i njohur si Bata është vrarë sot në një konfrontim mes dy grupeve mafioze në Sokolaç. Me reagimin e shpejtë të pjesëtarëve të MPB-së së Republikës Srpska, dy sulmuesit janë identifikuar dhe arrestuar.

Sipas informacioneve jozyrtare, në drejtim të Milinkoviçit është qëlluar nga dy persona, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit.

Dyshohet se Milinkoviç është qëlluar nga Stefan D., i cili është anëtar i grupit të drogës ‘Ognjen Orašanina’, i cili ka mbetur i plagosur gjithashtu. Bashkëpunëtor i tij ishte Saša K., i cili nga mediat serbe dyshohet se është person i afërt me të ashtuquajturin klan Skaljar.

Milinkoviç ishte në fokus të Policisë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, pasi dyshohej se në tetor 2020 ai kishte vendosur një bombë nën mjetin e përdorur nga Ognjen Orašanin, i njohur si Oras, i cili është në arrati dhe për të cilin është lëshuar urdhër-arresti.

Shpërthimi mendohet se ishte urdhëruar nga kreu i klanit Kavac, Radoje Zvicer dhe Darko Elez. Megjithatë, bomba nuk u aktivizua sepse u zbulua në kohë dhe u çaktivizua më 17 tetor 2020.

VIDEON E VRASJES E GJENI KËTU!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit