-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Familjarët e Dakos në dyert e gjykatës! Dy zyrtarët e vetëm që u liruan

Kryesoret

Gjykata e Posaçme la në burg pa afat ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Vetëm për dy zyrtarë u ndryshua masa, Adrian Bulku nga qelia në arrest shtëpie dhe Ferzilet Hajderi nga arresti në shtëpi në detyrim paraqitje. Katër zyrtarë janë ende në kërkim. Jashtë dyerve të gjykatës kanë qenë familjarë të Dakos dhe të arrestuarve të tjerë.

Gjykata vendos burg pa afat për Vangjush Dakon

Të arrestuar;
Vangjush Dako-arrest me burg
Fiqiri Farruku-biznesmeni arrest me burg
Adrian Bulku- nga burgu në arrest shtëpie
Adnand Toçila-arrest me burg
Meri Semini (Priftuli)-arrest shtëpie
Ferzilet Hajderi-nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

Në kërkim;
Adhurim Qehahaj
Ermal Lama
Fatmir Ejupi
Diana Dedja

Dako në burg pa afat, avokati: “Gjushi” nuk mund të fajësohet për punën e vartëseve

Vangjush Dako dhe ish bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Bëhet fjalë për një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019.

Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini, topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit. Fillimisht fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por vlera arriti në 210 mln lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit