Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Erjon Bani vendosi sot masën e sigurisë arrest me burg për ish-kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Kërkesa për liri kundrejt garancisë pasurore është refuzuar. Avokati Petrit Ismaili u shpreh se masa ekstreme me burg nuk justifikohet, pasi sipas tij nuk ka prova.
“Gjykata vendosi po të njëjtën masë si në 6 qershor. Zoti Dako po hetohet për një fakt penal historik, 10-12 vite më parë. Kodi Penal për këto lloj masash kërkohet një veprim i ngutshëm për të marrë këtë masë.
Prokurori nuk paraqiti asnjë provë për nevojën e ngutshme për këtë veprim të ndërmarrë apo të justifikojë kushtet për masën e sigurisë. Thjesht në kuadrin deklarativ. Ne kërkuam masën e sigurimit.
Zoti Dako e ka ushtruar funksionin përmes organeve kolegjiale dhe strukturat dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi për vartësit apo organet kolegjiale. Vendimin do ta ankimojmë. Dako ishte me qëndrim mohues, i kundërshtoi akuzat” tha ai.
Dako në burg pa afat, avokati: “Gjushi” nuk mund të fajësohet për punën e vartëseve