11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti për “The Associated Press”: Escobar dhe Lajçak po vijnë me kërkesat e Serbisë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për ka “The Associated Press” ka shprehur ankesën e tij për njëanshmërinë e SHBA-ve dhe BE-së ndaj Kosovës.

“Ne besojmë që duke u sjellur mirë me një autokrat nuk e bën atë më të mirë. Është e kundërta”, ka deklaruar Kurti.

Kurti gjithashtu gjatë intervistës është ankuar se si emisarët Escobar dhe Lajçak, po i shkojnë në takime me kërkesa të Serbisë.

“Po vijnë te ne me kërkesa të palës tjetër”, ka thënë ai për AP-në.

Kurti ka insistuar që forcat speciale policore të Kosovës nuk mund të zvogëlohen me prani në veri, përderisa bandat serbet nuk largohen nga vendi apo nuk arrestohen nga Policia e Kosovës.

Ai e ka akuzuar Beogradin për orkestrimin e dhunës në veri. Për zgjedhjet e reja në veri Kurti tha se ato duhet të organizohen mirë, me kampanja fer, si dhe t’u paraprijë një proces de-kriminalizimi në veri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit