Pas zyrtarizmit të transferimit të Lionel Messit te Inter Miami duket se kanë kthyer sytë edhe nga argjentinasit e tjerë.
Opsioni më i ri i ekipit amerikan është Di Maria. Mësohet se ata po kërkojnë të transferojnë edhe Sergio Busquets.
Di Maria do të mund t’i bashkohet skuadrës me pronar David Beckham si futbollist i lirë pas një periudhe të mirë me Juventusin edhe pse ai ka oferta për t’ju bashkuar futbollit meksikan, sidomos Monterrey, por opsioni i Miamit është interesant.
Mundësia për të luajtur me Messi duket e parezistueshme për të dhe sigurisht do ta vë në telashe Di Marian dhe agjentin e tij.