-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia italiane shkatërron rrjetin e prostitucionit, mes të arrestuarve një shqiptar

Kryesoret

Policia italiane ka goditur një rrjet kinez prostitucioni. Në krye të organizatës janë dy gra kineze të moshës 49 dhe 51 vjeç, Jiangong Huang dhe Luo Meijuan , të mbështetur nga Furio Ardissone , banues në Torino, 68 vjeç. Gjithashtu në operacion u arrestua edhe  54-vjeçari shqiptar, Artan Sulaj pronar i një shtëpie prostitucioni në Asti.

 

Organizata e menaxhoi biznesin në mënyrë ‘sipërmarrëse’, duke u kujdesur për reklamat në ueb, thirrjet përmes një centrali të vërtetë, rekrutimin e prostitutave të reja dhe raportimin e fitimeve. Në dy muaj u konfirmuan 825 klientë për shfrytëzimin e 4 prostitutave të ndryshme. Të gjitha për një xhiro prej 42 mijë eurosh.

I pranishëm në konferencë për shtyp ishte edhe prokurori i Astit, Biagio Mazzeo: “Ka një substrat alarmues në këtë kuptim dhe për këtë është e rëndësishme të monitorohet ky fenomen me veprime represive”. 

Hetimi ka nisur në fillim të vitit 2022 – shton menaxheri i Skuadrës Fluturuese, Federico Mastorci – në kontrollet kemi sekuestruar edhe rreth 18 mijë euro kesh dhe një pushkë pa numër serial. Në aktivitetet ekzekutive të djeshme, bashkëpunimi i ekipit të Torinos dhe Brescias i çmuar, si dhe i Departamentit të Parandalimit të Krimit të Torinos”.

Gjatë kontrolleve, u arrestua edhe një grua tjetër kineze, Dan Hong, 42-vjeçe, e akuzuar se kishte menaxhuar së fundmi shtëpinë në Asti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit