Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë së enjtes ka zhvilluar bisedë telefonike me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe PeteRicketts.
Në një shkrim në Twitter, Osmani tha se u rikonfirmua përkushtimi për ta çuar përpara Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.
Po ashtu, është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në veriun e Mitrovicës dhe përpjekjet për t’i kapërcyer sfidat.
“Falenderoj senatorët @SenatorShaheen dhe @PeteRicketts për thirrjen e tyre sot, ku rikonfirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për Kosovën dhe SHBA-në dhe çuar përpara Kosovën në rrugën e saj euroatlantike. Përditësime të përbashkëta mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe mbi përpjekjet tona për të kapërcyer sfidat”, tha Osmani.