Gjatë takimit të presidentit amerikan, Joe Biden me kryeministrin britanik, Sunak i diskutua për një sekretar të ri të përgjithshëm të NATO-s.
Në një konferencë për shtyp, Biden u shpreh se është koha që një britanik të jetë në krye të aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s pas më shumë se dy dekada.
“Ndoshta, kjo mbetet për t’u parë. Ne do të duhet të marrim një konsensus brenda NATO-s për të parë që të ndodhë kjo”, tha ai.
“Ata kanë një kandidat që është një individ shumë i kualifikuar, por ne kemi shumë diskutime, jo mes nesh, por në NATO, për të përcaktuar se cili do të jetë rezultati i kësaj”, pohoi lideri amerikan.
Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Ben Wallace ka shprehur prej kohësh interesim për postin kryesor të aleancës.
Mediat kanë raportuar se për kreun e NATO-s, kandidat është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe ish-presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç.