-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi me Sunak, Biden bën “gafën” e radhës

Kryesoret

Presidenti i SHBA, Joe Biden iu drejtua kryeministrit britanik Rishi Sunak si “president” gjatë bisedës së tyre të shkurtër para kamerës sot në Shtëpinë e Bardhë.

Biden shpejtoi të korrigjonte duke bërë shaka se i dha Sunak një promovim.

“Epo zoti President… Sapo ju promovova… Zoti Kryeministër, është mirë që ju mirëpres përsëri”, tha Biden në fillim të takimit me kryeministrin britanik i cili reagoi me të qeshur.

Kjo është vizita e parë e Sunak në Shtëpinë e Bardhë që kur ai mori detyrën si kryeministër i Britanisë tetorin e kaluar.

“Në muajt e fundit u takuam në San Diego dhe më pas u takuam në Belfast dhe Hiroshima”, tha presidenti amerikan. “Dhe tani ne jemi këtu, ne do të zgjidhim të gjitha problemet në botë në 20 minutat e ardhshme,” shtoi ai.

Presidenti amerikan vlerësoi sot lidhjet e forta Uashington-Londër, duke thënë se ato janë në “formë jashtëzakonisht të mirë”. 

Megjithatë, gjatë vizitës së tij të fundit në Irlandë, ai kishte thënë se qëllimi i udhëtimit të tij në ishull ishte të sigurohej që “populli britanik të mos jetë i ngarkuar”, mes shqetësimeve për procesin e paqes dhe ndikimin e Brexit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit