Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për “France 24” ku ka thënë se në komunat veriore mund të mbahen zgjedhjet, por sipas tij pasi të vendoset rendi dhe ligji. Sipas Kurtit, pa ligj nuk mund të ketë zgjedhje të lira e demokratike.
“Ne kemi nevojë të vendosim rend dhe ligj, ky është insistimi im. Nuk dua dështim pas dështimi”, ka thënë Kurti.
Ai ka theksuar se nuk duhet të ketë asnjë bandë në veri të vendit. Teksa ka përmendur kryetarët e zgjedhur në komunat veriore, Kurti u shpreh ata janë legjitim për të pasur qasje në ndërtesat komunale. Shefi i ekzekutivit ka theksuar se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një afat deri të premten Albin Kurtit për të gjetur zgjidhje në veri, por edhe për avancimin e çështjeve të tjera mes Kosovës dhe Serbisë.