“Unë nuk kam shkelur ligjin”. Kështu ka deklaruar sot në gjyq, ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, teksa po vijon ende seanca për masën e sigurisë.
Fajin për tenderin e shëtitores ua ka hedhur vartësve. “Nuk kam pasur dijeni për tenderin për shëtitoren te “Currilat”. Tenderi për shëtitoren te “Currilat” ka qenë në dorë të specialistëve” tha ai.
Vangjush Dako, ish kryebashkiak i Durrësit akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.
I pari lidhet me lejen e ndërtimit të një pallati, i cili rezulton se ka ndërtuar kate më shumë seç ligji përcakton për atë zonë dhe rasti i dytë lidhet me një tender.