Policia e Beratit ka reaguar në lidhje me eshtrat e gjetura pranë varrezave të qytetit.
Policia njofton se mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale.