-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënime për bomba të vendosura në Mal të Zi, pezullohet mësimi në shkolla!

Kryesoret

Mesazhe të reja kërcënuese kanë vijuar që të dërgohen në adresë të shkollave dhe të institucioneve të ndryshme shtetërore në Mal të Zi.

Mediat shkruajnë se mesazhe kërcënuese për vendosjen e bombolave me gaz helmues dhe e mjeteve të tjera shpërthyese kanë mbërritur këtë të premte në adresat e postës elektronike të Ministrive të Punëve të Brendshme (MPB) dhe Mbrojtjes së Malit të Zi, Administratës së Policisë, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB).

Në e-mail adresat kërcënuese thuhet se bombola me gaz nervor janë vendosur në Podgoricë, Tivar, Budva dhe Kotorr. Ndërkohë disa shkolla në Mal të Zi për shkak të mesazheve kërcënuese mësimin do e zhvillojnë online.

Mesazhe kërcënuese u dërguan edhe në redaksinë e disa mediave në Mal të Zi. Sipas mediave ndër të tjera në mesazh thuhet se “sot do të rrjedh gjak në rrugët e Podgoricës”, se bëhet fjalë për hakmarrje ndaj sistemit të korruptuar, duke filluar nga qeveria, drejtësia, policia. Ndërkohë vijon puna e policisë për zbardhjen e plotë të këtyre kërcënimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit