-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkesat e ndërkombëtarëve, Mirel për VOA: Kosova rrezikon të dëmtojë rëndë të ardhmen evropiane

Kryesoret

Ish Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se Kosova duhet të veprojë me shpejtësi në përputhje me kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë rreth situatës në veri, në të kundërtën rrezikon të dëmtojë rëndë të ardhmen e vet evropiane.

Ai tha se përshkallëzimi i situatës në veri të vendit ka njollosur imazhin ndërkombëtar të Kosovës ndërsa nënvizoi se mosgatishmëria për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe është ndër arsyet kryesore të tensioneve të njëpasnjëshme në veri, ndërsa themelimin e këtij mekanizmi e vlerësoi si çelës të daljes nga kriza, krahas tërheqjes së njësive të posaçme të policisë dhe zgjedhjeve të reja në komunat veriore.

Zëri i Amerikës: Siç e keni parë tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u rritën këtë kohë për shkak të zhvillimeve në komunat veriore të Kosovës. Si e shihni ju këtë situatë zoti Mirel?

Pierre Mirel: Tensionet e fundit i shoh si një rezultat të drejtpërdrejtë të zgjedhjeve të fundit në veri. Zgjedhje të ligjshme? Po, por jo legjitime.

Si munden katër kryetarët e rinj shqiptarë të udhëheqin komunat në veri ku popullsia është rreth 90 për qind serbe?

Ky është problemi i vërtetë sepse ata u zgjodhën me 2.5 apo 3.5 për qind pjesëmarrje të votuesve, prandaj ishte e pamundur, nuk ishte një vendim i mirë. /VOA

Artikulli i plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit