Policia është vënë në kërkim të 55-vjeçarit të identifikuar me iniciale I.M, pasi pas një konflikti të çastit me E. Z 25 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër
“Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 55-vjeçarit. Ndërkaq, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, shtetasi E. Z., për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e konfliktit.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.“, njofton policia.









