Sot në Prizren u festua 145 vjetori i Lidhjes shqiptare. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj mori pjesë në aktivitet.
Në fund të ceremonisë Begaj ka refuzuar të komentojë draftin e dërguar nga kryeministri Rama për Asociacionin në veri të Kosovës. “Gëzuar festën, gëzuar festën” u përgjigj Bajram Begaj.
Kryeministri Albin Kurti gjithashtu nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, që ka propozuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka cilësuar të gabuar veprimin e kryeministri Edi Rama. Ai deklaroi se Edi Rama nuk do të duhej që të bënte veprime të tilla pa u ulur dhe sqaruar me kryeministrin Albin Kurti.
Konjufca: Nuk kemi interes! Rama gaboi me draftin për Asociacionin
Prishtina zyrtare mbrëmjen e djeshme e hodhi poshtë draftin e Edi Ramës për Asociacionin në veri të Kosovës.