-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laçi & Muçi: E kemi detyrim fitoren ndaj Moldavisë, kemi nevojë për tifozët

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet për dy takimet e radhës ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Në prag të sfidës së parë ndaj Moldavisë, që do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’ më 17 qershor, dy futbollistët e Kombëtares, Qazim Laçi dhe Ernest Muçi dolën paraditen e kësaj të premteje në një konferencë për media, ku iu përgjigjën edhe interesit të gazetarëve të pranishëm.

Mesfushori kuqezi, Qazim Laçi u shpreh se skuadra është gati për të dyja sfidat që ka Shqipëria në këtë muaj, ndërsa shtoi se ndihet shumë krenar që ka marrë një ftesë nga trajneri Silvinjo.

Ndër të tjera, Laçi u shpreh se Kombëtares shqiptare nuk i mungon asgjë, ndërsa nënvizoi se rivalët që Shqipëria ka përballë nuk janë të dobët. ‘Detyrim’ e konsideroi mesfushori shqiptar fitoren ndaj Moldavisë, ndërsa nuk mungoi as thirrja për tifozët kuqezi, për të qenë të pranishëm në ‘Air Albania’ më 17 qershor.

I lumtur që ka marrë një ftesë nga Kombëtarja, sulmuesi Ernest Muçi mori fjalën dhe theksoi rëndësinë e rezultateve të mira para anës personale.

Sulmuesi, i cili aktivizohet në Poloni, thekson se duhet të besojnë dhe të japin maksimumin për të qenë pjesë e kampionatit europian “Gjermani 2024. Muçi thekson se Shqipëria i ka cilësitë, ndërkohë që foli edhe për konkurrencën në ekip dhe bisedën që ka pasur me trajnerin Silvinjo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit