Një punonjës policie është plagosur mesditën e sotme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fier. Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.
Sipas njoftimit të policisë makina tip “Ford” me drejtues R. S. është përplasur me motorin e policisë, me drejtues K. P. punonjës i policisë rrugore Fier, i cili është dërguar në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.