Policia e Korçë ka arrestuar një 26-vjeçar pasi u kap teksa shpërndante drogë të forta në lokalin që kishte në posedim në afërsi të një shkolle.
Nga ky operacion policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Në pranga ka rënë 26-vjeçari me inicialet I. D. i cili në lokalin e tij në lagjen nr. 18 në Korçë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në disa doza të gatshme për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.