-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat, KFOR mesazh për serbët: Pësuam 90 të plagosur për të mbajtur një mjedis të sigurt

Kryesoret

Një komandat i KFOR-it sot ka vendosur një pankartë ku shkrihet një mesazh për protestuesit në Zveçan.

“KFOR-i pësoi 90+ plagosur në angazhimin tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt e të qetë për të gjitha komunitetet”, shkruhej në pankartë.

Serbët në Zveçan po protestojnë për të 13 ditë radhazi ndërsa sot u pa një numër i vogël të cilët qëndronin të ulur nën çadra.

Zëdhënësi i KFOR-it, Andrea Gallieni deklaroi se trupat e KFOR-it në veri kanë parandaluar eskalim të situatës nga protesta e 29 majit sepse kishte rrezik për jetën dhe që dikush të vritej.

Ai shtoi se gjatë protestës, shumë ushtarë janë lënduar nga gurët e gjuajtur, mjete shpërthyese të improvizuara dhe nga përdorimi i armës.

Sipas tij, ishte e qartë që kishte njerëz që donin të protestonin në mënyrë paqësore, por dhe që prapa tyre po fshiheshin grupe kriminale që donin t’i sulmonin trupat e KFOR-it./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit