-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamuri shqiptar valëvitet në SHBA, kryetari i bashkisë së New York-ut bën “shqiponjën”

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams, ishte pjesë e një marshimi me emigrantë nga shumica e vendeve të botës që u mbajt në qytetin amerikan, ku në mesin e tyre pati edhe shqiptarë.

Në rrjetet sociale, Adams ka publikuar disa foto, ku ajo që bie në sy është fakti që ai bën simbolin e shqiponjës.

“Emigrantët e ndërtuan qytetin tonë dhe e bëjnë atë të funksionojë çdo ditë. Të gjithë ne kemi ardhur këtu nga diku tjetër. Të gjithë ne kontribuojmë në Ëndrrën Amerikane. Jam krenar që marshoj me vëllezërit dhe motrat e mia emigrante sot”, ka shkruar ai përmes një postimi në Twitter.

Në fotot e publikuara nga Eric Adams nuk kanë munguar as emigrantët shqiptarë, të cilët kanë valëvitur flamurin kuq e zi. Një tjetër burrë kishte marshuar me një bluzë me sloganin “Liria ka emër”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit