-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përleshje me thikë në Zveçan, 2 persona përfundojnë në spital

Kryesoret

Pasditen e djeshme raportohet se një serb është sulmuar fizikisht nga një person tjetër i cili dyshohet se është i së njëjtës kombësi.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:30 në Zveçan. Nga përplasja mes tyre kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmën mjekësore.

I dyshuari është dërguar në komisariat.

Njoftimi i policisë

TENTIM VRASJE- Zveçan 10.06.2023 – 16:30. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull serb pasi i njëjti është sulmuar fizikisht, therur me thikë nga një i dyshuar mashkull serb.

Gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari.

Viktima dhe i dyshuari janë dërguar në tretman mjekësorë dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit