Eksperti amerikan dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin Hudson, Luke Coffey ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Sipas Coffey tensionet në veri e kanë dobësuar Kosovën ndërsa kanë trimëruar Serbinë. Ai shtoi se gjithashtu nga këto ngjarje Rusinë e kanë fuqizuar dhe komunitetin translantik e kanë ndarë.
“Dhuna shpërtheu në Kosovën veriore javën e kaluar midis serbëve etnikë dhe misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR. Përleshjet lanë trupat e NATO-s të plagosur, Serbia u trimërua, Kosova u dobësua, Rusia u fuqizua dhe komuniteti transatlantik u nda”, ka shkruar Coffey.
Sipas tij, Ballkani vazhdon të mbetet një zonë destabiliteti që politikbërësit nuk duhet ta injorojnë.
“Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së Jugosllavisë në shtatë vende të reja, rajoni pësoi një sërë konfliktesh vdekjeprurëse që u vunë nën kontroll vetëm pas ndërhyrjes së jashtme ushtarake. Edhe sot situata e sigurisë mbetet e brishtë. Këtë e kujtojnë ngjarjet e fundit në Kosovë”, shtoi eksperti.
Coffey ka theksuar se ngjarjet në Kosovë mund të destabilizojnë Ballkanin në një kohë kur situata gjeopolitike në komunitetin transatlantik është tashmë e tensionuar për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Clashes in northern Kosovo last week left @NATO troops injured, Serbia emboldened, Kosovo weakened, #Russia empowered, and the transatlantic community divided. @LukeDCoffey reminds readers why the Balkans are important to stability in Europe.https://t.co/cHDKWqEzjG
— Hudson Institute (@HudsonInstitute) June 10, 2023