-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha me gratë dhe vajzat e Tiranës: Do t’i sjell një doktrinë të politikës!

Kryesoret

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë takimit që zhvilloi me gratë dhe vajzat në Tiranë është ndalur edhe tek situata në Partinë Demokratike. Ai solli sërish në vëmendje tërheqjen e tij një vit e gjysmë më parë, për të cilën tha se i dha mundësi “kokave të nxehta që të ftohen, por nuk pati asnjë reflektim”.

Përballë kësaj siatuata, Basha u shpreh se askush nuk duhet të qëndrojë duarkryq, aq më tepër ai vetë që ndjen përgjegjësi. Basha prezantoi edhe njëherë propozimet e tij që janë lista të hapura, vetting të politikaneve, por edhe kufizim i mandatit të kryeministrit.

“Në momentin që unë provova të lancoj këtë propozim të ndryshimeve të sistemit politik u ndesha me një mur të lartë. Sa më të forta ishin ndryshimet që kërkoja aq më shumë ngrihej muri për të mbrojtur interesa politike të çimentuara 33-vjeçare.

LIVE/ Basha takim me gratë demokrate në Tiranë

Në një vit e gjysmë kam bere gjithçka, kam sakrifikuar çdo gjë, por nuk e kam bërë për interesin personal. Edhe hapin pas para një vit e gjysme i kam dhënë mundësi kokave të nxehta të ftohen dhe të  dhe mos lejojnë që me duar tona të çojmë PD aty ku e do kundërshtari ynë politik.

Nuk kam asnjë pishman sepse motivet e mia nuk kanë qenë personale. Pavarësisht kësaj nuk pati reflektim. Askush nuk duhet të qëndrojë duar kryq, aq më pak unë me përgjegjësitë që ndjej. Gjeja e parë që ndjej është ti rikthehem jo një platforme, por më shumë sesa kaq. Dikush me tha para disa ditësh që është një doktrinë, nuk është doktrinë është përpjekje për të sjellë këtë kulturë të re politike”, tha  Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit