-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bojkotimi i ceremonisë nga ambasadorët e QUINT-it, vjen reagimi i presidencës së Kosovës

Kryesoret

Këshilltari për Media i presidentes së Kosovës, Bekim Kupina ka reaguar në lidhje bojkotimin nga ambasadorët e QUINT-it në ceremoninë me rastin e Ditës së Çlirimit.

Kupina thotë se vendet e ndryshme kanë pasur përfaqësim nga ambasadorë e zv.ambasadorë.

“Pritja për nder të 12 qershorit ka qenë organizim i përbashkët i Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë”.

Këshilltari për Media i presidentes Vjosa Osmani thotë se nuk është e vërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore.

“Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershor”, ka deklaruar uiKupina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit