-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti i PD-së vlerëson kandidaturën e Ramës: Gjoni, zgjedhje cilësore në NATO

Kryesoret

Komisioni i Jashtëm vijon dëgjesat me kandidatët për ambasadorë që janë propozuar nga ministria e Jashtme për përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë.

Mes atyre që dolën sot përpara komisionit ishte edhe Ilir Gjoni, aktualisht ambasador në Zvicër që propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.

Si rrallë herë, një kandidaturë që vjen nga një kaluar politike socialiste, ka marrë mbështetjen e demokratëve. Deputeti Kreshnik Çollaku e ka vlerësuar figurën e tij.

“Është një zgjedhje e mirë, cilësore, me eksperiencë dhe ekspertizë dhe integritetin e asaj pune që ka përballë për të kryer. Nuk më pengon prejardhja politike. Mendoj se ka aftësinë për dallimet. E mirëpres dhe i uroj sukses” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit