Shoqërohet në polici Arbër Murataj. Ai ishte i shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e shënuar më 19 prill, ku u vra me thikë 19-vjeçari Stiven Toshkesi.
Arbër Murataj është djali i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në Rinas në grabitjen e 9 Prillit të 2019-ës.
Pasi i është marrë deklarimi policia e ka lënë të lirë Arbër Muratajn, i cili është raportuar më herët se ka pasur një konflikt me viktimën, Stiven Toshkesin për një vajzë.
Për ngjarjen janë arrestuar dy të rinjtë Axel Hoxha dhe Ensi Maze.