Partizani ka gjetur trajnerin e ri! Zoran Zekiç do të marrë drejtimin e “të kuqve” të kryeqytetit për sezonin 2023-2024.
Presidenti i Partizanit Gaz Demi dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj kanë prezantuar kroatin si drejtuesin e ri të stolit të kampionëve të Shqipërisë.
“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Zoran Zekiç. 49 vjeçari nga Kroacia, i cili do të drejtoj kampionët e Shqipërisë në sezonin e ri 2023-2024, është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Arbër Abilaliaj.
Në sezonin e fundit Zekiç ishte pjesë e ekipit Slaven Belupo, ndërsa përgjatë karrierës si trajner ai regjistron edhe eksperienca në drejtimin e Sheriff Tiraspol, Osijek, Diośgyőr dhe Maksimir.
Zekiç vjen në drejtimin e 17-të herë kampionëve të Shqipërisë për të nisur një projekt ambicioz dhe fitues. Sot skuadra nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.”-shkruan Partizani.