-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kishte frikë se mos i merrte Luizin? Kiara merr vendimin për Jorin

Kryesoret

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Jori Delli la të nënkuptohet për një ftohje të marrëdhënieve mes saj dhe Kiara Titos.

Ajo deklaroi se nuk kanë pasur komunikime dhe u shpreh se i ka shkruar moderatores, por nuk ka marrë përgjigjen që donte.

“Me Kiarën le të themi që është një marrëdhënie neutrale. Nuk ka ndodhur asnjë gjë, jashtë ajo ka shumë presion nga publiku dhe besoj se nuk ka shumë kohë të ketë marrëdhënie me mua. I kemi dhënë nja dy-tre mesazhe në Instagram njëra-tjetrës. Mu përgjigj një çikë vonë, por mu përgjigj.”-deklaroi ajo në një intervistë.

Kjo u interpretua në publik si një xhelozi nga ana e Kiarës, pasi gjatë qëndrimit në Big Brother Vip, Jori u pa shumë e afërt me Luizin edhe pse ka deklaruar se e ka parë vetëm si shok dhe asgjë më shumë.

Gjithsesi, vajzat duket se kanë rregulluar marrëdhëniet dhe kanë sqaruar çdo gjë. Kjo pasi tani po kalojnë edhe një tjetër eksperiencë së bashku, në “Kepin e Vip-ave”, ku Kiara është moderatore dhe modelja pjesëmarrëse.

Jori ka publikuar së fundmi një foto me Kiarën në Instagram ku shfaqen së bashku duke vendosur pikat mbi “i” sa i përket raportit të tyre. Edhe Kiara e ka ripostuar në Instagramin e saj, duke shuar çdo lloj dyshimesh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit