-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-komandanti: Kosova, strategji për veriun

Kryesoret

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati u shpreh se liderët e institucioneve do të duhej të krijonin një platformë politike për çështjen e veriut, në mënyrë që siç tha ai, të ketë strategji kombëtare.

Ai deklaroi të hënën në emisionin “SOT” të KTV-së se presidentja Vjosa Osmani ka rol unifikues dhe do të duhej të ishte më e kyçur në zhvillimet e veriut, duke ftuar në takim të gjitha partitë “për të gjetur se çka duhet bërë karshi veriut”.

“Serbët e kanë synim e qëllim Serbinë e madhe. Qëllimi i presidentit Vuçiq ka qenë të bëjë ndarjen e këtij territori dhe t’ia bashkojë Serbisë. Me serbët duhet të jemi të vendosur, të kemi një politikë kombëtare. Ua shoh për të madhe liderëve që nuk ulen pozitë e opozitë e ta bëjnë një strategji. Çështja e veriut është çështje kombëtare dhe duhet të kemi një politikë kombëtare.

Kastrati shtoi se Kosova do t’ua prezantonte strategjinë për veriun edhe ndërkombëtarëve, që ta kishin edhe atë të qartë “se si duhet vepruar”.

“SHBA-ja nuk është dashur të bëjë këtë, Ushtria e Kosovës është institucioni më i besueshëm edhe prej ushtrive të rajonit, por edhe në botë…Kudo që ka qenë na ka bërë krenare, ka marrë pjesë në 2 operacione paqeruajtëse…

SHBA-ja e dinë shumë mirë që Ushtria e Kosovës është në vijë me standardet më bashkëkohore. Është dashur të goditen njerëzit që kanë gabuar, politika ,por jo institucioni më i respektuar në Kosovë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit