Taulanta Jupi, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike, e ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, ka folur për situatën politike brenda PD zyrtare, dhe konfliktet e brendshme, referuar këtu asaj që ndodhi në mbledhjen e fundit të Kryesisë së kësaj force politike.
“Prej shumë muajsh po them që rezultati i 14 majit duhet të jetë një pikënisje e një projekti të ri të një Partie Demokratike më të fortë e më të organizuar.
Jupi në “5 Pyetjet”: Ka dy rrugë, ose ta ringremë PD, ose të dorëzohemi e ajo të shuhet!
Nxis këdo që ka mendimin dhe aftësinë se ka një vizion të qartë për Partinë Demokratike, le të vijë, por nuk jam kurrsesi ndaj përjashtimeve. Ka 20 vite që PD i kanë hequr ashtin e vet të djathtë.”, u shpreh ndër të tjera Jupi.