-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidat për ambasador në Zvicër! Nano: Kam tre shtylla! Gjekmarkaj: Shërbëtor cilësor

Kryesoret

Gazetari Mustafa Nano është propozuar nga qeveria Rama për ambasador në Zvicër. Ai u paraqit sot përpara komisionit të Jashtëm për të shpalosur përpara deputetëve projektet dhe idetë e tij nëse në fund do të marrë votat.

Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë. Në Zvicër ka një rreth të madh shqiptarësh. Do mbaj fokus të veçantë te detyra ime.

Unë kam vendosur të jem më aktiv se ambasadorët e tjerë në botë. Unë do doja të isha më aktiv. Do doja që roli i ambasadorit të ishte më i madh. Do kuroj marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës” tha ai.

E vendosi theksin te diaspora, investimet dhe turizmi. “Më vjen mirë që vuri theksin te diaspora. E nxis” tha Kreshnik Çollaku.

Kandidaturën e tij e mbështeti edhe deputeti tjetër demokrat, Agron Gjekmarkaj. “Jemi munduar që Zvicrës t’i gjejmë ambasadorë të qetë. Duhet t’i kishim marrëdhëniet me cilësore, ndoshta duke dërguar atje një zhurmues do ketë ndryshim.

Më vjen mirë që kemi ambasador dikë që ka shkruar libra. Shpresoj që Shqipëria të fitojë një ambasador cilësor. Besoj se ai është njeri i lirë dhe do jetë shërbëtor cilësor i vendit tonë” tha ai.

Deputeti i PD-së vlerëson kandidaturën e Ramës: Gjoni, zgjedhje cilësore në NATO

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit