-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miroslav Lajçak: Fatkeqësisht tensionet në Kosovë janë të larta

Kryesoret

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka folur për vizitat që kishte në Prishtinë dhe Beograd gjatë javës së kaluar së bashku me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai thotë se qëllimi i vizitës ishte që të gjendet potenciali për një zgjidhje politike, pas tensioneve që u krijuan në veri të Kosovës.

“Pas disa ditësh në rrugë jam kthyer në Brukselin me diell. Këtë javë, vizitova Prishtinën dhe Beogradin së bashku me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së dhe të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar.

Udhëtuam në rajon me qëllim që të adresojmë situatën e tensionuar në veri të Kosovës të cilën e kemi parë të gjithë gjatë javës së fundit dhe të eksplorojmë potencialin për një zgjidhje politike.

Ne ripërsëritëm atë që BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar nga palët të bëjnë kur bëjnë thirrje për një zgjidhje politike: deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim. Diskutimet ishin të gjata dhe jo të lehta.

Në mënyrë të veçantë theksuam se ndërsa të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nuk mund të ketë asnjë mosndëshkim.

Escobar dhe unë kemi shpresuar për më shumë si rezultat i misionit tonë, por fatkeqësisht, pavarësisht disa sinjaleve pozitive, tensionet janë ende të larta. Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të mundësuar dhe mbështetur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar Lajçak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit