Një person ndërroi jetë pasditen e sotme në Vlorë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Fitore.
Banori i zonës ishte duke ecur në rrugë në momentin që një makinë tip “Ford” e përplasi për vdekje.
Pavarësisht tentativës për t’i ardhur në ndihmë, banori ndërroi jetë në vendin.