Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi.
Në një postim në facebook në gjuhën italiane Rama shkruan: Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë.
Berlusconi u kthye në “San Raffaele” të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë 45 ditë, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie, shkruan “Corriere della Sera“.