-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të mërkurën mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri- Kosovë në Gjakovë

Kryesoret

Të mërkurën në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Për mediat e Kosovës, qeveria atje ka bërë të ditur se në këtë mbledhje priten të nënshkruan 10 marrëveshje.

“Marrëveshjet e reja do të përfshijnë fushën e arsimit, drejtësisë, shëndetësisë,  bujqësisë dhe mbrojtjes”, ka thënë Përparim Kryeziu.

Më konkretisht, në mbledhjen e së mërkurës pritet të nënshkruhet një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve.

Marrëveshje tjetër pritet të nënshkruhet në funksion të lehtësimit ë procedurave të kontrollit të produkteve me origjinë jo shtazore. Kontrolle të tilla pritet të kryhen në Pikën e Inspektimit Kufitar ose në doganën më të afërt të vendit të destinacionit.

Dakordësia për bashkëpunim ndërqeveritar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Është një tjetër marrëveshje e pritshme, ndërsa do të ketë edhe të tjera që përfshijnë bashkëpunimin në fushën kulturore, në fushën e mjekësisë, përfshirë dhe mjekësinë ushtarake. Në mbledhjen e mbajtura deri më tani mes dy qeverive janë nënshkruar 41 marrëveshje bilaterale, ndërministrore dhe ndërinstitucionale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit