-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thellohet çarja në PD! Bardhi “përplaset” me grupin e Bashës: Nuk tërhiqem

Kryesoret

Kryesia shmang Gazment Bardhin dhe nis organizimin e zgjedhjeve, Sekretari i Përgjithshëm “shpërthen” në sulme. Partia Demokratike zyrtare është futur në një tjetër kurs të fortë përplasje, çarja e tretë. Këtë herë konflikti është mes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi me grupin e deputetëve që janë pro rikthimit të Lulzim Bashës.

Në kushtet kur Kryesia e PD-së vendosi pak ditë më parë që zgjedhjet për kryetarin e ri të zhvillohen në 29 Korrik, Bardhi tha se Komisioni Zgjedhor që duhet të organizojë procesin nuk ekziston dhe për këtë arsye njoftoi se do të mbledhë këshillin Kombëtar për të zgjedhur organin e ri. Këtu ka hasur në kundërshtimin e deputetëve pro Bashës, por Bardhi sot në momentin që po futej në mbledhjen e grupit tha se nuk do të tërhiqej.

Një vendim që bie ndesh me statutin e PD-së, unë nuk do të jap. Organizimi i PD-së është përgjegjësi e sekretarit. Mesa duket kanë vendosur të ushtrojnë kompetencat e sekretarit një grup deputetësh. Kjo do të thotë që unë do të zbatoj statutin e PD-së. Pa diskutim që është e qartë, ky debat ka një vit e gjysmë që zhvillohet. Komisioni Zgjedhor i Partisë emërohet nga Këshilli Kombëtar.

Përgjigja ime është që sekretari i përgjithshëm i PD-së është i vendosur për të zbatuar statutin. Cdo kush që ka vendosur që të ecë në procese statutore bën zgjedhjen e tij, unë timen. Duhet të jetë statuti dhe rregullat. Pa këto nuk mund të ketë bashkëjetesë politike. Nëse një parti nuk ka organin më të lartë vendimmarrës që drejton partinë mes dy kuvendeve nuk mund të organizojë asnjë proces zgjedhor” tha ai.

Por kush e kundërshton Bardhin? Njëri prej tyre është deputeti Kreshnik Çollaku. “Dy janë vakancat emergjente, nuk ka një kryetar dhe ka një vakancë në gjysmën e anëtarë të Këshillit, kështu që nuk ka çfarë të mblidhet. Prioritet të hapet procesi i zgjedhjes së kryetarit dhe plotësimin e Këshillit Kombëtar”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit