Shqipëria po përjeton këtë vit sezonin më të mirë turistik në historinë e saj. Nga jugu në veri, të huajt po shijojnë bukuritë e natyrës shqiptare.
Shtimi i numrit të të huajve që po vizitojnë vendin po përkthehet dhe në më shumë të ardhura për ekonominë.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave, në tre muajt e parë të vitit, të ardhurat nga udhëtimet arritën në një nivel prej 624 milionë euro, që është rekordi më i lartë historik dhe pothuajse dy herë më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2019, përpara pandemisë dhe 52% më shumë se tremujori i parë i 2022-t.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT në tre muajt e parë të 2023 numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.070.564. Ky numër është rritur me 59,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Sipas të dhënave të Bankës për shumën e shpenzuar nga ata që udhëtojnë në Shqipëri dhe të INSTAT për numrin e shtetasve të huaj, rezulton që shpenzimi mesatar për një person ka qenë rreth 580 euro për kohën e qëndrimit në Shqipëri.
Ikin dhe shqiptarët
Ndërsa gjithnjë e më shumë të huaj po e preferojnë vendin tonë, edhe shtetasit shqiptarë po “pushtojnë” Europën, duke lënë gjithnjë e më shumë para jashtë vendit./Monitor
Artikulli i plotë këtu.