-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beatles nxjerr albumin e fundit, e mundëson inteligjenca artificiale

Kryesoret

Inteligjenca artificiale u përdor për të formuar zërin e John Lennon-it bazuar tek një regjistrim i vjetër, për të krijuar “albumin përfundimtar të Beatles-ave” disa dekada pas shpërbërjes së grupit muzikor, njoftoi të martën Paul McCartney.

80-vjeçari McCartney i tha radios BBC se inteligjenca artificiale u përdor për të veçuar zërat nga tingujt e tjerë në regjistrimet gjatë prodhimit të serialit dokumentar të vitit 2021 të regjizorit Peter Jackson, të titulluar “Beatles-at: Rikthimi”. Kënga “e re” pritet të qarkullohet më vonë këtë vit, tha zoti McCartney.

Zoti Jackson “arriti të veçojë zërin e John-it nëpërmjet disa shiritash kasetash dhe një pianoje”, i tha radios BBC zoti McCartney. “Ai mundi t’i ndante nëpërmjet inteligjencës artificiale; i thoshte makinerisë se ‘ky është një zë, kjo është një kitarë, hiqe kitarën’.”

“Pra, kur prodhuam atë që do të ishte albumi i fundit i Beatles-ave, ishte nga një provë për të cilën punonte John-i”, shtoi ai.

“Arritëm të marrim zërin e John-it dhe ta pastrojmë nëpërmjet inteligjencës artificiale, që ta përdornim në vazhdim për krijimin e albumit. Të jep një lloj lirie veprimi”.

Zoti McCartney nuk identifikoi me emër regjistrimin provë që u përdor, por BBC-ja dhe të tjerë thanë se ka të ngjarë të jetë nga një këngë e papërfunduar dashurie e vitit 1978 nga zoti Lennon, e titulluar “Tani dhe atëherë”. Prova muzikore ishte përfshirë në një kasetë të titulluar ‘Për Paul-in”, që zotit McCartney ja dha e veja e zotit Lennon, Yoko Ono, raportoi BBC./VOA

Artikulli i plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit