-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i shqetësuar: Kosova po digjet ngadalë në reputacionin e saj ndërkombëtar!

Kryesoret

“Kosova po digjet ngadalë në raputacionin e saj ndërkombëtar, me ata që e krijuan si shtet”.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat këtë të martë nga selia e Kryeministrisë. Kreu i qeverisë deklaroi se nesër nuk mund të ketë një mbledhje normale mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, teksa situata në Veri paraqitet ende kritike dhe aleatët mund të vendosin sanksione.

Sipas tij, zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe, nuk u bënë që të qeverisin kryetarët shqiptarë.

“Më fal, po e sanksionoj unë Kosovën? Jo. Më the, a po e sanksionoj unë Kosovën me ndërkombëtarët? Jo, fare, sepse thashë edhe një herë, kam disa ditë që kërkoj ta takoj, ka qenë i zënë, e mirëkuptoj, nuk ka asnjë problem.

Rama: S’bëjmë dot mbledhje si UFO e as teatër! Kosova të çlirojë të ngujuarin e vetëvendosur!

Nuk jemi në kushtet kur mund të bëmë një mbledhje si ufo. Shqipëria nuk është ufo të paktën, Shqipëria, e përsëris, është pjesë e pandashme e bashkësisë euro-atlantike dhe nuk mundemi të bëjmë një teatër me marrëveshje për bujqësinë, për blegtorinë, etj, që janë shumë të rëndësishme, që janë gati dhe mund të bëhen gati pas disa javësh, ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë, por po digjet në reputacionin e saj ndërkombëtar, me ata që e krijuan si shtet.

Unë i marr me mend të gjitha nënqeshjet dhe përqeshjet me bashkësinë euro-atlantike, sot, që krijoi Kosovën, të atyre që nuk e deshën kurrë Kosovën e pavarur. I marr me mend, kanë të drejtë, të nënqeshin dhe të përqeshin, sikur të thonë; e donit shtet? Dhe ne këtë gjë ne nuk duhet ta lejojmë, duhet të bëjmë çmos që ta pengojmë, duhet të bëjmë çmos që të mos ndodhë.”, tha Rama.

“Kurti e Vuçiç, të painteresuar për asociacionin”, Rama: Konflikti në veri u duhet për…

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit